Policia e Kosovës si institucion vazhdon të jetë ndër më të besueshmit në vend. Por pavarësisht kësaj, kushtet në të cilat funksionojnë zyrtarët policorë të Kosovës janë shpesh herë mjaftë të rënda.
Të njëjtit madje në të shumtën e rasteve kanë probleme edhe me uniformën, apo mosfurnizimin e rregullt me këpucë e veshje
Së fundi KlanKosova ka realizuar edhe një fotografi të një police e cila po udhëtonte në transportin publik të Prishtinës, e që këpucët e saj ishin thuajse krejtësisht të shqyera.
Pjesa e prapme e këpucës shihet të jetë e hapur, pasi i janë këputur penjtë.








