Ka përfunduar protesta e Njësisë Speciale Intervenuese para Qeverisë.
Në këtë protestë përveç NJSI-së ishin edhe njësitë e tjera të Policisë së Kosovës.
Në mbështetje u ka dalë edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Ballkani.info ka përcjellë nga afër këtë protestë nga njësitet policore speciale.


NJSI kishte protestuar edhe më 1 nëntor dhe kishin paralajmëruar edhe një protestë tjetër, por ajo u anulua pasi kryeministri Albin Kurti i ftoi në takim.
Më pas, Qeveria e Kosovës kishte miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilat nuk kanë qenë të kënaqshme për ta.






