Përveç mungesës së barnave në spitalet e Kosovës për tu shëruar nga Covid-19, rritja astronomike e çmimeve të disa prej ilaçeve të Covid-19 ka rënduar edhe më tej gjendjen e pacientëve të shtrirë shkruan ballkani.info

Reagimet e shumta ishin nga vetë qytetarët drejtuar redaksisë ballkani.info, se çmimet po ndryshojnë nga komuna në komunë. Ata po paguajn çmime të ndryshme për barna të njejta.

Në fotot që ata kanë dërguar shihet se çmimet e ilaçeve që po përdoren për pacientët me COVID-19 kanë dalluar dukshëm.

Çmimi i barit Vankomicin kushton 3 euro në Prishtinë, dhe 4.90 cent ne Gjilan, ndërsa Fraxiparini 0.4 ml në Prishtinë kushton 2.50 cent, ndërsa në Gjilan 4.40 cent, Fraxiparini 0.6 ml në Prishtinë kushton 4 euro, dhe në Gjilan 6.70 cent.

Si duket në barnatoret e Kosovës vazhdon të bëhet “pazar” me barna, duke e shfrytëzuar numrin e madhë të pacienteve me Covid-19, qe kanë nevoj për këto barna.

Për t’i ikur çmimit të lartë të barnave, qytetarët thonë se i përzgjedhin barnatoret ku i blejnë barnat.

I gjithë ky “pazar” me çmimin e barnave deri tani ka ndodhur në mungesë të një udhëzimi administrativ që do të rregullonte çmimin e barnave në nivel vendi.

Ballkani.info ka provuar të  kontaktoj me Arjanit Jakupi, Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, por ende nuk ka dhënë asnjë  reagim rreth këtij problemi. /Ballkani.info/