FOTO/ Pasojat shkatërruese të konfliktit mes Izraelit e palestinezëve

Luftimet e ashpra mes izraelitëve dhe palestinezëve, kryesisht përmes aeroplanëve luftarakë dhe raketave tokë-ajër, kanë vazhduar edhe të mërkurën, duke shënuar viktima të reja.

Përmes fotografive nga zona e konfliktit shihen pasojat e rënda që po shkaktojnë sulmet me raketa dhe artileri të rëndë nga të dyja palët.

Një rafineri nafe duke u djegur në Izrael pasi u godit nga raketa

Ndërtesa të rrënuara ose të dëmtuara rëndë, raketa e tanke në aksion, ekipe të emergjencës duke bartur njerëz të lënduar, prindër me fëmijë duke ikur, vetura të shkatërruara nën rrënoja, njerëz duke bartur kufoma e nëna që vajtojnë për më të dashurit e tyre janë disa nga skenat e tmerrshme që vijnë nga Gaza dhe Izraeli.

Një tank izraelit duke hapur zjarr
Tym i zi duke dalë nga ndërtesat në jug të Gazës, të goditura nga Izraeli
Një grua palestineze duke ecur pranë një ndërtese të rrënuar nga sulmet izraelite
Një ekip palestinez i emergjencës duke bartur një person të lënduar
Një familje palestineze duke ikur nga sulmet ajrore të Izraelit
Vetura nën rrënoja pas bombardimeve në Gaza
Disa burra duke e bartur kufomën e një izraelito-arabi, i cili u vra nga një raketë e Hamasit
Një nënë palestineze e vajton të birin e vrarë
Raketat e hedhura nga Hamasi në drejtim të Tel Avivit
Disa gra palestineze duke vajtuar për një të vrarë nga sulmet ajrore