FOTO/ Pamje mahnitëse të shqiponjës kokëbardhë duke zënë peshk

Një fotograf britanik ka arritur t’i shkreptë disa fotografi mahnitëse të një shqiponjeje kokëbardhë duke e kapur një peshk nga ujërat e Alaskës.

Fotografi 59-vjeçar, Alan Murphy, e fotografoi  një shqiponjë të madhe duke e zënë një peshk në Alaska të Shteteve të Bashkuara. Gjatësia nga krahu në krah e kësaj shqiponje është rreth 1.8 metra.

Duke fluturuar në shpejtësi prej 160 kilometrave në orë, shpendi grabitqar e mbërthen fort me kthetrat e mprehta peshkun e gjorë.

“Ato mund t’i shohin peshqit nga një lartësi shumë e madhe. Shqiponjat kokëbardha janë mjaft të zbutura, ato janë mësuar me barkat dhe peshkatarët, kalojnë shumë pranë njerëzve”, tha fotografi.

Shqiponja kokëbardhë në fluturim të zakonshëm udhëton me shpejtësi prej 50 kilometrave në orë dhe zakonisht brenda ditës i bën mbi 50 kilometra fluturim për ta zënë gjahun, shkruan “Daily Mail”,