FOTO/ Në Kosovë, një gjel ka “goma të dimrit”

Maraklitë e pulave mund të shohin një gjel më ndryshe në Kamenicë. Pronari i gjelit i ka vënë atij “gomat e dimrit”.

Kështu së paku ai e quan “investimin” që ka bërë në gjelin e tij.

Një palë këpucë të verdha mund të shihni në dy këmbët e gjelit kamenicas.

Gjeli i zi s’e ka problem aspak të ecë me to, madje në dimër mund të ndihet më i ngrohtë me të mbathurat e vëna.