FOTO| Ndodh edhe kështu: Sekuestrohet Lamborghini sepse ishte e pasiguruar

Një Lamborghini me vlerë rreth 270,000 paund është sekuestruar nga policia britanike, pas dyshimeve se ishte e pasiguruar. Siç shkruan BBC, makina sportive u ndalua në Milton Keynes të shtunën.

Ndodh edhe kështu: Sekuestrohet Lamborghini sepse ishte e pasiguruar (FOTO)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, policia shkruajti: “Vumë re këtë Lamborghini Aventador të bukur duke lëvizur në Milton Keynes, pa targë të përparme…”.

Ndodh edhe kështu: Sekuestrohet Lamborghini sepse ishte e pasiguruar (FOTO)

Më pas oficerët zbuluan se shoferi “nuk mund të provonte se kishte siguracion”. Makina është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është denoncuar. Policia postoi foto të makinës edhe teksa merrej me karroatrec.