FOTO| Me veturë zyrtare, ia mësyjnë Budvas për vikend

Kohëve të fundit është shtuar keqpërdorimi i veturave zyrtare, pasi që të njëjtat po përdoren edhe ditëve të pushimit, e madje edhe për të kaluar kohë jashtë vendit.

Njëjtë ka ndodhur edhe gjatë kësaj jave, ku Demokracia.com ka siguruar pamje të një veture zyrtare me targa “4Z” në qytetin bregdetar të Budvas, në Mal të Zi.

Vetura është parë e parkuar në Budva, ndërsa nuk dihet se kush ka udhëtuar me të.

Demokracia.com në vazhdimësi ka raportuar për keqpërdorimet me vetura zyrtare, ku disa herë zyrtarët publikë i kanë përdorur ato për të udhëtuar për në vende turistike, si Durrës e Brod./Demokracia.com/