Foto me plis në kokë, kështu e uron Rita Ora vëllain për ditëlindje

Këngëtarja Rita Ora i ka uruar ditëlindjen vëllaut të saj, Donit, me disa foto që kanë realizuar bashkë në fëmijëri.

Por, ajo që bie më shumë në sy në këto foto, është veshja kombëtare që ka vëllau i saj dhe plisi.

Këto foto, ajo i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, ku numëron mbi pesë milionë ndjekës.