Pilar Rubio iu kthye rutinës së saj në Madrid, pak kohë pasi kaloi pushimet me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj.
Pilar publikoi disa foto në Instagram, për të ndarë me ndjekësit e saj momentet që ajo po kalon.
Ajo ishte së bashku me një grup shoqesh, për të parë në teatër shfaqjen “The Hole”.
Edhe pse pak kohë pas lindjes së fëmijës së saj të katër, Pilar është shfaqur në super formë.
E veshur me një fund lëkure të zi dhe me një bluzë të bardhë, 42 vjeçarja shkëlqen.










