FOTO/ Ky është postimi që bëri serbi, të cilit iu konfiskua vetura para Qeverisë së Kosovës

Ballkani.info ka raportuar pak më parë se një veturë luksoze e tipit Bentley është konfiskuar gjatë ditës së sotme në sheshin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi që pronari i saj, përmes rrjeteve sociale ka postuar mesazhe provokuese.

Në rrjetin social Instagram, Djordjeviç i njohur si ‘Crni’ (I ziu), shpërndau video në të cilën kishte vendosur lokacionin e cila paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë.

Gazeta mëson se i njëjti është shoqëruar  në stacion policor edhe është duke u intervistuar.

Pamje: