Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren nga ndodhur një tragjedi, ku një zyrtar policor dyshohet se aksidentalisht ka vrarë të bijën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe vetën e tij.

IndeksOnline ka mësuar se personi që është në këtë foto është Salih Mazreku, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Mazreku ka qenë duke shërbyer në Policinë Kufitare.

Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës:

Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.