Kryeministrit Albin Kurti, pas xhipave të zinj, po i pëlqen shumë edhe veshja zyrtare. Kompletin e teshave, kravatën dhe këpucët e vizëlluara, nuk po i heq as ditëve të vikendit kur zyrtarët pushojnë. 

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, duket se është dashuruar shumë në veshjet elegante.

Kur nuk ishte pjesë e Qeverisë, ai nuk vendoste kravatë dhe vishej shumë thjeshtë që të dukej si “populli”, por tash as të dielave ai nuk po e heq kravatën, shkruan Demokracia.com.

Është këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjfuca, Ilir Kërçeli, ai që e ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihen Kurti e Konjufca duke pirë kafe, por në sy bie veshja serioze e kryeministrit, i cili në këtë rast shfaqet si dëgjues i vëmendshëm i Konjufcës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, më 14 tetor është rikthyer në punë, pas një lëndimi që kishte pësuar në këmbë, siç thuhej nga njerëzit e tij, duke luajtur tenis. Kjo mbase mund të jetë kafeja e parë me Kurtin, pas shërimit të Konjufcës.