FOTO| Kurti e shikon me simpati ish-drejtorin e GEN-it, mikun e Martin Berishajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Slloveni, ku do të marr pjesë në forumin dy ditorë që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit.

Mbrëmjen e sotme kryeministri Kurti është takuar edhe me ish-shefin e kompanisë së shumëpërfolur GEN, shkruan Demokracia.com.

Takimi u zhvillua në darkën e mikpritjes së kryeministrit slloven, Robert Golob, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit që pritet të mbahet nesër.

Ashtu edhe siç shihet në fotografit e publikuara Kurti shihet i afërt me ish-drejtorin e GEN-it, që është edhe mik i ambasadorit Martin Berishaj.

Kurti dhe ish-drejtori i GEN-it shihen duke biseduar mjaft të buzëqeshur.

Ndryshe, në mediat sllovene muajt e fundit është raportuar vazhdimisht për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Diplomati kosovar dyshohet si i përfshirë në një skandal të shpëlarjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi. Siç raportonin mediat në Slloveni, Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.

Ndërkohë, në forumin e Bled-it krahas kryeministrave Rama e Kurti po merr pjesë edhe presidenti serb Vuçiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Aty do të flitet krahas bashkëpunimit rajonal edhe për çështjet e sigurisë dhe anëtarësimin në BE.