FOTO/ Këto janë çmimet e disa produkteve në Tregun e Gjelbër

Diskutimi për çmimet e artikujve ushqimorë është top temë kohët e fundit tek qytetarët në Kosovë.

Ngritja e çmimeve tek disa artikuj bazë e ka ngritur shqetësimin tek ata.

Por, sa duhet që të paguhet për një kilogramë pasul, kumbulla, tranguj, domate, patate e ushqime të tjera?

Klan Kosova ka qëndruar në Tregun e Gjelbër.

Një kilogramë kumbulla, në këtë treg kushton 0.70 centë;

Një euro kushtojnë katër copë lakra;

Për një kilogramë patate, duhet të paguhet 0.40 centë;

Cilat janë çmimet e disa prej artikujve? Më poshtë i gjeni të bashkangjitura fotografitë.