FOTO| Kështu duket Kida në videoklipin e ri


Kida ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.

Këngëtarja e shumë hiteve me miliona klikime, ka zgjedhur Sellmën për ta grimuar, ashtu si në projektet e saj të fundit muzikore.

Artistja ka punuar me Qelik Lipën në këngën e re e cila pritet të lansohet së shpejti, ndërkaq me reperin BimBimma për tekstin.

Nuk ka ende datë publike për lansimin, megjithatë projekti mund të vijë më shpejt se që mendoni.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto të publikuara nga Sellma, e që tregon njërën ndër pamjet e Kidës për klipin./Prive.al