FOTO/ Keni kujdes! Tetë ‘bomba’ të kurdisura po iu presin në këtë lagje të Prishtinës

Banorët e Prishtinës në mungesë të gjelbrimit në kryeqytet, shpesh herë vendosin që me vet-iniciativë ta zbukurojnë pamjen pranë banesave të tyre.

Së fundmi, një qytetar në lagjen Dardania, saktësisht tek ‘Santea’ ka vendosur që të mbjell lule në ballkonin e tij.

Por, vendi se ku ka vendosur që ti vendos ato, po bën që lulet të jenë kërcënim për banorët që kalojnë afër.

Tetë vazo lulesh, qytetari i ka vendosur në një tel që përdoret për tharjen e teshave, derisa kjo fotografi është postuar në rrjetet sociale nga banorët përreth.

Image