Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kadetët e vendeve të ushtrive të NATO-s, po marrin pjesë në stërvitjen “Kampi Veror 2022”, e cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.

“Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur. Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.

Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur.

Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës!