Ka filluar numërimi i votave të qytetarëve të Komunës së Deçanit që kanë votuar nga diaspora. Këto vota, të dërguara nga jashtë vendit, po numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të deritanishme, kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, po prin bindshëm ndaj kundërkandidatëve të tij.

Votat e diasporës konsiderohen një pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor, duke reflektuar angazhimin dhe interesimin e madh të bashkatdhetarëve për zhvillimet në vendlindje.

Procesi i numërimit pritet të përfundojë gjatë ditëve në vijim, pas së cilës do të publikohen rezultatet përfundimtare.