FOTO| “Fluturojnë” çmimet e derivateve në Kosovë, ky është dallimi dje dhe sot

Po vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë, ashtu siç ishte paralajmëruar pas zhvillimeve në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Demokracia.com ka siguruar disa foto nga pompa të ndryshme të derivateve në vend ku shihet se çmimi i naftës për një litër ka arritur në 1.49 euro, çmimi i benzinës deri në 1.48 euro, derisa për derivate të tjera me cilësi të lartë, një litër konsumatorët duhet ta paguajnë deri në 1.56 euro.

Çmimet e derivateve u rritën edhe për shkak të krizës energjetike gjatë fundvitit të kaluar, por pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, mediat ndërkombëtare kishin paralajmëruar sërish ngritje.

Derisa në shumë shtete të Europës ka arritur ky trend i rritjes së çmimeve të derivateve, siç duket një gjë e tillë po ndodhë edhe në Kosovë, derisa pritet që të ketë edhe çmime më të larta.

Çmimi i naftës, siç ka vërejtur Demokracia.com, është rritur të premten në krahasim me të enjten, nga 1.45 euro në 1.49.