Sot shënohet “Dita e Forcës” e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me rastin e kësaj dite organizohet “Dita e Hapur”, ky dyert e të gjitha kazermave hapen për t’i mirëpritur qytetarët.
Kazermën “Adem Jashari” e kanë vizituar edhe disa fëmijë, të cilët kanë dërguar disa dhurata për ushtarët e FSK-së.
Manifestimi qendror po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. /Ballkani.info/
Ballkani.info ju sjell pamje direkt nga kazerma “Adem Jashari”.












