Foto e vitit 1990 e Haradinajt me Joe Biden në Uashington ‘çmend’ mediat e Vuçiqit: Është njeri i Amerikës

Mediat e afërta me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdojnë t’i trembën kryeministrit në detyrë dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, sa që çdo ditë publikojnë ose lajme të rreme ose spekulime të llojit të kohës së Millosheviqit.

Kësaj radhe, gazeta “Kurir” e afërt me Vuçiqin dhe media e përbetuar anti-Kosovë, e ka prezantuar një fotografi të Haradinajt nga vitit i largët, 1990.

Kjo fotografi e realizuar në Stejt Departmentin Amerikan e shfaq Haradinajn përkrah Joe Bidenin, ish nënpresidentit amerikan dhe aktualisht njërit nga pretendentët kryesorë nga radhët e demokratëve për t’u nominuar në garën për president të Amerikës, shkruan Ballkani.info.

“Fotografi e paparë e Haradinajt në Uashington: Amerika në vitin 1990 për serbët kishte përgatitur tmerrin! Ja si e paraqiste Joe Biden, Ramushin”, ky është titulli i gazetës “Kurir”.

Më pas në artikull thuhet se ish komandanti i UÇK-së dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, ka qenë qysh në vitin 1990 në Stejt Department i ftuar si lider i Kosovës… “Dhe këtë e ka bërë as më pas e as më shumë sesa Joe Biden”.

“Më 1 mars të vitit 1990 në Stejt Department është paraqitur Joe Biden se bashku me udhëheqësin terrorist të shqiptarëve të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Xhozef J. DioGuardi, themelues i Ligës Shqiptaro-Amerikane, i cili nga viti 1990 lobon në Capitoll Hill për promovimin e agjendës së Shqipërisë së Madhe dhe terroristëve të shqiptarëve të Kosovës”, shkruan me mllef kjo gazetë.

Kosovën tuaj duhet të na jepni neve ose dua tua marrim! Pranojeni realitetin dhe ua paraqesim juve liderin e ri të Kosovës dhe ai quhet Ramush Haradinaj”, citon “Kurir” fjalët e Joe Bidenit para mediave.

Dhe sipas kësaj gazete, ky fjalim qysh atëherë e kishte zbuluar qëllimin e Amerikës.

“Nëntë vite më vonë, Ramush Haradinaj u bë njëri nga njerëzit kryesor të UÇK-së në Kosovë, kurse dy dekada më pas ai u bë edhe kryeministër i Kosovës”, shkruan tutje gazeta serbe. /Ballkani.info/

loading…