Është publikuar një foto e paparë deri tash e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Fotografia është publikuar nga Arbër Geci, teksa i përket periudhës kur Jashari bashkë me Jetullah Gecin ishin në kryerje të shërbimit ushtarak në Mal të Zi.
“Foto e Komandantit Legjendar Adem Jashari me babain tim Jetullah Gecin gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Plevlë (Mal të Zi)”, ka shkruar Arbër Geci, që është djali i Jetullah Gecit.







