Foto e nënës me fëmiun të shtrirë në rrugët e Prishtinë, s’është e vërtetë. Është në Siri

Pak orë më parë nëpër mediet vendore qarkulloj një fotografi e cila shpërfaqte një grua bashkë me fëmiun e saj që po qëndronin në rrugët e Prishtinës, në tokë në mes të këtij të ftohëti.

Mirëpo nuk shkoj shumë kohë dhe kjo u dematuan.

Ky lajm është publikuar në vitin 2017 në disa medie sirane edhe më gjërë.

Pra siç kuptohet ngjarja as që ka të bëj me Kosovën, por se qytetarë ranë pre e këtyre lajmeve të rrejshme.

Ndersa lajmi eshte perhapur nga nje portal nga Ferizaj.

Madje për të kanë reaguar edhe personat që vazhdimisht janë aty për të kërkuar persona të humbur.

“Sonte një Prishtinë u zgjuam që ta gjejmë gjyshen me nipin e vet.Që doli të jetë lajm i rrejshëm,Faleminderit miqëve të mi që më ndihmuan deri te e vërteta e këtij lajmi!Faleminderit Ridvan Tahiri RikiFaleminderit mikesha ime Diellza R. Kolgeci“, shkruan Asim Gashi.

Fotografia, sipas Mentor Hoxhës, njohës i rrjeteve sociale dhe lajmeve të rreme, është e bërë në kryeqytetin sirian, Damask.