Foto e batalionit “Atlantiku” në vitin 1999: Po udhëtonin nga Durrësi me kamion për në front të luftës

Një fotografi “selfie” e batalionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së), “Atlantiku”, është bërë virale së fundi në rrjetet sociale.

Aty shihet dhjetëra të rinj shqiptarë që ishin nisur për luftë kundër Serbisë nga SHBA’të.

Para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithë çka kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe punën në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Ata formuan Batalionin Atlantiku që u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E një fotografi “selfie” e tyre së fundi është bërë virale në rrjetet sociale ku aty shihen dhjetëra ushtarë të ardhur nga SHBA’të.

Batalioni “Atlantiku”, po udhëtonin me kamion nga Durrësi, qyteti ku ata kishin zbarkuar, për në frontin e luftës.

Disa nga ta që janë në fotografi nuk u kthyen më dhe ranë dëshmorë për Kosovë.