Policia e Kosovë

FOTO| Djegia e lokalit në oborrin e QKUK-së, Policia jep detaje

Një lokal në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Ballkani.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet lokali i djegur.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ke treguar se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.