FOTO/ Dimri po vjen, në këtë vend mbi 1 metër borë

Nju Jorku i Amerikës po përballet me dimër të ashpër. Në atë pjesë të botës, ka rënë borë rreth një metër.

Në pamjet që janë bërë virale në internet shihet se qarkullimi është bërë pothuajse i pamundur.

Ndërsa në Kosovë, edhe pse ka kaluar gjysma e parë e dhjetorit, ende nuk ka borë. Kjo gjë sipas meteorologëve është normale.

Të reshurat e para të borës këtë vit janë regjistruar në muajin shtator në Alpet shqiptare në zonën e Pejës

Mediat kanë raportuar se borë në Kosovë nuk do të bije deri në vitin që po hymë. /Ballkani.info/