FOTO/ Detaje nga aksidenti në Pejë mes trenit e veturës, kjo është arsyeja

Në fashtin Qyshk në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit.

Aksident Hekurudhor përfundoi me një të lënduar, shkruan Ballkani.info

Ballkani.info ka kontaktuar me Mirsim Beqirin, kryesuesin e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) dhe hekurudhore.

Ai ka thënë se në këtë vendkalim nuk kishte sinjalistikë vertikale as horizontale që paralajmëron binarët.

“Aksidenti hekururdhor që ndodhi në Pejë, nuk sinjalistikë vertikale as horizontale që paralajmëron binarët në këtë vendkalim. KHAIA ka dal në vendin e ngjarjes dhe po bënë përpjekjet maksimale që të nxjerr Rekomandimet e Sigurisë bazuar në Ligjit dhe standardet e BE-së që do të dërgohen në Qeveri dhe Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Beqiri për Ballkani.info

Ndër të tjera ai ka shtuar se, KHAIA do të merr vendim për hetim të këtij rasti

Ballkani.info ju sjell foto nga vendi i ngjarjes.