FOTO| Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit e vizitojnë babanë e ish-presidentit në Burojë

Celula e parë e UÇK-së në Drenicë, që njihen si grupi i Adem Jasharit, sot e kanë vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tyre në Burojë, përkatësisht babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihen Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra dhe Jakup Nura së bashku me Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndryshe, po bëhen gati dy vite prej kur Gjykata Speciale po i mban ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe familjet e tyre, por edhe ata vetë, vizitohen vazhdimisht nga bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre.