Foto alarmuese| Dhjetëra arkivole për të vrarët ukrainas

Deputetja ukrainase, Inna Sovsun, ka publikuar një fotografi të arkivoleve që po përgatiten për të vrarët nga ushtria ruse në qytetin e Chernihivit.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ajo ka shkruar se rusët janë duke vrarë ukrainasit, ndërsa më tej thotë se bota vazhdon të shpjegojë se nuk duan një përshkallëzim.

“Ky është realiteti, po ndodh. Ky është Chernihivi tani. Fashistët rusë po na vrasin dhe e gjithë bota vazhdon të shpjegojë se nuk duan një përshkallëzim?”, shkruan Sovsun.

Kujtojmë se sulmet ruse në Ukrainë po vazhdojnë, ndërsa numri i të vrarëve është duke u rritur, përfshirë edhe civilë.