FOTO

FOTO| Aksident mes dy veturave në Drenas, ka të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit.

Dhe si pasojë e aksidenti njëra prej veturave ka goditur edhe shtyllën elektrike.

Në fotografitë e siguruara nga Demokracia.com shihet se njëra veturë ka pësuar dëme materiale. Ndërsa si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar.

Po ashtu në vendngjarje shihet se ka dal edhe Policia e Kosovës.