Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

Ballkani.info ka siguruar fotografi të aksidentit në të cilin shihet se njëra veturë ka pësuar dëme materiale.

Ndërsa si pasojë e aksidentit nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Ballkani.info ka kërkuar edhe detaje nga Policia e Kosovës lidhur me aksidentin.