FOTO| Afron ora e protestës, policia me maska kundërgaz në Tiranë

Policia është parë me maska kundra gaz pak orë para fillimit të protestës së 12 nëntorit.

Dyert e kryeministrisë janë blinduar gjithashtu, ndërsa në shtyllat e ndriçimit është përdorur graso.

Në shenjat e qarkullimit rrugor, protestuesit kanë vendosur fytyrën e Edi Ramës.

Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme./Euronews