Foshnja dy muajshe pa shenja jete në Klinë, dërgohet në obduksion

Foshnja dy muajshe pa shenja jete në Klinë, dërgohet në obduksion
Një foshnje është raportuar pa shenja jete në Klinë. Viktima dy muajshe është raportuar se ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmiut me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.