Foshnja shpëton nga bombardimi rus falë përqafimit të nënës

Një muaj më parë mori në krahë krijesën më të çmuar në botë, foshnjën e saj. Ndërsa pak orë më parë ky përqafim i shpëtoi jetën të bijës një muajshe nga bombardimet ruse në Ukrainë.

Fotoja e nënës ukrainase me beben e saj të vogël po bën xhiron në rrjetet sociale.

E plagosur, me kokë të mbështjellë me fasho, ajo mban fortë në krahët e saj të bijën e cila shpëtoi nga shpërthimet ruse falë përqafimit të nënës.

Olga, ky është emri i nënës së re, e cila iu nënshtrua një operacioni për shkak të lëndimeve të shumta që mori nga bombardimi në Kiev. Në të njëjtën kohë, një tjetër pamje tronditëse po bën xhiron e internetit. Një nënë nuk arriti t’i shpëtojë zjarrit rus. Djali i saj qan mbi trupin e saj të pajetë të mbuluar me një çarçaf plot gjak./abcnews.al