Magnitogorsk

Foshnja gjendet e gjallë pas 35 orëve qëndrimi nën rrënoja

Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur të gjallë një foshnje 11 muajshe, nën rrënojat e një ndërtese në qytetin rus Magnitogorsk.

Foshnja është gjetur 35 orë pas një shpërthimi, që dyshohet se ka ndodhur nga gazi, i cili ka shembur një pjesë të një ndërtese 10 katshe.Foshnja u gjet sot, pasi u kishte mbijetuar temperaturave shumë të ftohta.

Siç raportojnë mediat, foshnja u gjet i shtrirë në krevatin e tij, i mbështjellë me batanije, të cilat besohet se ia kanë shpëtuar jetën. Nga shpërthimi tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet për fatin e dhjetëra personave tjerë.