Një foshnjë e porsalindur në Angli është bërë njeriu më i ri që infektohet me virusin Covid-19.
Nëna e foshnjës ishte dërguar me urgjencë në spital disa ditë më parë pasi dyshohej për pneumoni, por rezultati i saj pozitiv me virus u konfirmua vetëm pas lindjes së fëmijës.
Tash, nëna dhe foshnja po trajtohen në dy spitale të ndryshme, sepse raportohet se gjendja e gruas është më e rëndë sesa gjendja e foshnjës.
Pasi mjekët e morën vesh lajmin se gruaja është e infektuar me koronavirus, shumë shpejt u testua edhe foshnja, me ç’rast u konfirmua infektimi i saj.
Zyrtarët anglezë kanë thënë se gratë shtatzëna dhe foshnjat janë në rrezik të vogël nga koronavirusi dhe besohet se mund të përjetojnë vetëm simptoma të lehta.
Ky lajm erdhi në kohën kur numri i personave të infektuar me virusin e ri në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për më shumë se 200 brenda një dite, ndërsa 11 persona kanë vdekur.
Ndërkohë ministri i shëndetësisë në Uells ka thënë se 20 mijë persona mund të vdesin në këtë shtet për shkak të përhapjes së koronavirusit.







