Forumi Crans Montana mbahet në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua sot me presidentin e Forumit Crans Montana, Pierre Emannuel Quirin.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se sipas idesë dhe propozimit të tij janë dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti.

“Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të nivelit ndërkombëtar”, shkruan Pacolli.