Fortnite Chapter 2 arrin me hartë të re dhe mënyra të reja të marrjes së niveleve

Harta origjinale e Fortnite u zhduk në një ngjarje kataklizmike gjatë fundjavës, ndërsa lojtarët u lanë duke pritur për të parë se si do të zhvillohet situata. Epic Games tani ka vendosur ta përfundojë këtë segment kriptik dhe ka implemenuar një azhurnim të madh në Fortnite, të cilin kompania e quan Chapter 2, raporton Engadget.

Kur bëhet fjalë për hartën e re, ishulli në Chapter 2 ka më shumë male sesa harta e mëparshme dhe e ka një numër vendesh të reja me rëndësi, duke përfshirë Camp Cod, Power Plant dhe Weeping Woods. Ofrohet edhe një far, ndërsa lojtarët do ta kenë mundësinë e notimit dhe përdorimit të varkës për të lëvizur nëpër hartë.

Për ta përmirësuar nivelin e tyre të Battle Pass, lojtarët mund të kryejnë detyra – nga peshkimi, deri në kërkimin e valixheve, eliminimin e lojtarëve të tjerë dhe veprime të tjera.

Epic thekson se sezoni i ri sjell më shumë argëtim dhe më pak “grindim”, por mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë me të vërtetë. Si më parë, Battle Pass mund të dhurohet dhe i ofron 100 nivele të artikujve in-game, ndërsa nivelet e llogarisë janë rritur në 250.

Si gjithmonë, ka edhe skine, emotikone dhe armët e reja.

loading…