Formohet komisioni që do të shqyrton vendimet e marra për çështja e hidrocentraleve në Kosovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu ka marrë vendim për formimin e një komisioni për vendimet e marra për hidrocentralet.

Më kërkesë të ministrit, do të vendosen masa për aplikimet në fitimin e së drejtës ujore me koncesion.

“Si ministër i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ditë më parë, bëra kërkesë për vendosjen e masave në lidhje me aplikimet për fitimin e së drejtës ujore me koncesion dhe vendosjen e rendit në procesin e aplikimit në përputhje të plotë me kërkesat dhe procedurat sipas Ligjit nr. 04/L-147 për ujëra. Kjo kërkesë tanimë është në zbatim.

Sot kam marrë vendim për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave administrative të lëshuara për operatorët e hidrocentraleve dhe ndikimin në ujëra e mjedis.

Ky komision do të shqyrtojë vendimet e marra në lidhje me hidrocentralet deri më datë 30 qershor të vitit 2021. Komisioni në bashkëpunim me institucionet tjera që lidhen me fushën e ujërave do të përgatisë raport me rekomandime brenda afatit të përcaktuar.

Komisionit i uroj punë të mbarë” shkruan ministri Aliu në njoftim.