Formohet grupi parlamentar 6+

Grupi parlamentar multietnik 6+ do të jetë përsëri në Kuvendin e Kosovës.

Është siguruar dokumenti ku grupi 6+ i ka nisur kreut të Kuvendit, Glauk Konjufcës përbërjen e këtij grupi.

Fidan Jilta, Enis Kervan, Samra Iljazi, Fridon Lala, Bekim Arifi, Erxhan Galushi, Bahrim Shabani e Duda Balje janë pjesë e këtij grupi.

Shef i grupit 6+ do të jetë Enis Kervan, ndërsa zëvëndës shef i grupit do të jetë Erxhan Galushi, transmeton indeks.

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka qenë një nga iniciatoret për formimin e këtij grupit, për çka edhe ka marrë pjesë në zyrtarizimin e 6+.

Grupi 6+ do të ketë në përbërje tre deputetët të komunitetit boshnjak, dy nga komuniteti ruk, një egjiptian, një romë dhe një ashkali.