Format e bëshme të motrave Kardashian, Kendall: Nuk dihesha pjesë e familjes

Kendall Jenner bëri një rrëfim të sinqertë në intervistën e saj më të fundit për revistën Telegraf.

Supermodelja foli për marrëdhënien e saj me katër motrat e saj.

Ajo rrëfeu se në një moment mendonte se nuk përshtatej me motrat e saj për shkak të formave të tyre të trupit.

Ndërsa Kim, Kourteny, Khloe dhe Kylie kanë forma të bollshme, Kendall është e dobët.

“Motrat e mia kanë më shumë forma se unë,”-tha modelja. “Ato kanë gjoks ndërsa unë nuk kam. Kur u rrita, duke qenë se isha motra e vogël mendoja se do isha me seksi se motrat e mia. Por pothuajse u ndjeva sikur nuk përshtatesha me to, gjatë një pjese të jetës sime.”

Kendall shtoi se ende e konsideron veten se nuk ngjason me motrat e saj. Ajo preferon ta mbajë jetën e saj më shumë private.

“Nuk jam domosdoshmërish si ato,”-tha modelja. “Por për mua është në rregull. Ndihem në paqe me veten. Më pëlqen që jam ndryshme.”

Gjithashtu jeta e saj sentimentale është më private se çdo njëra prej motrave Kardashian-Jenner.

Ajo e ka mbajtur larg syrit të mediave lidhjen me basketbollistin Ben Simmons dhe asnjëherë nuk kanë postuar foto së bashku në mediat sociale.