Formacioni i frikshëm i Realit të Zidanit me Hazardin, Jovicin e Pogban

Reali ka qenë shumë aktiv këto ditë në merkato, duke transferuar dhe prezantuar Jovicin dhe Hazardin, derisa kanë blerë edhe Militaon e Mendyn. Zizu e do një skuadër që do të luftonte për gjithë trofetë sezonin 2019/20.

Zinedine Zidane e ka pasur të qartë kur thoshte “duam të përfundojë sa më parë sezoni dhe të nisim përgatitjet për edicionin e ri”, raporton Gazeta Express.

Ende pa u hapur mirë afati kalimtar veror, Los Blancos kanë qenë shumë aktiv, duke afruar lojtarë cilësorë.

Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao dhe Ferland Mendy, janë lojtarët e trasnferuar me kërkesë të Zidanes, ndërsa ekipit do t’i bashkohet edhe Rodrygo Goes, talenti 18-vjeçar brazilian i blerë verën e kaluar.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Zizu e ka pothuajse skuadrën që ka dëshiruar gjithmonë, ka mbetur vetëm edhe ardhja e një mesfushori të madh – besohet të jetë Paul Pogba.

Christian Eriksen është gjithashtu opsion, por Zidane do vetëm mesfushorin e Manchester United.

Me 300 milionë euro të shpenzuara deri më tani dhe më shumë se 100 milionë ndoshta për Pogban, Zizu do të ketë nga dy lojtarë cilësorë për çdo pozicion.

Në ndeshjet e fundit që francezi drejtoi “Los Blnacos” në La Liga e bëri të qartë se mund të bëjë ndryshime në skemën e lojës. Që do të thotë se skema 4-3-3 është i negociushëm dhe mund të ketë ide të reja.

Përveç lojtarëve që janë aktualisht te Real Madridi, gazeta spanjolle “Marca” ka vendosur në formacion edhe Paul Pogban, i cili është në mesin e fushës krah Kroos e Modric.

Me skemën 4-3-3 është Vinicius dhe Hazard që luajnë në krah të sulmit, duke mbështetur Benzeman në zonë. Ndërsa në mesin e fushës do të jetë treshja Modric-Pogba-Kroos.


Formacioni i mundshëm me skemën 4-3-3


Formacioni i mundshëm i Realit me skemën 4-2-3-1