Formacionet

Formacionet zyrtare të derbit të javës: Man City dhe Liverpooli luajnë vetëm për fitore

Manchester City dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Reds në derbin e javës në Ligën Premier, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në Etihad Stadium me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Pep Guardiolës vjen në këtë ndeshje pas barazimit dramatik me Chelsean dhe synon t’i kthehet përsëri fitores për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Klopp vjen nga një fitore e thellë ndaj Brenfordit dhe dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve, pasi do ta kalonte Cityn në tabelë dhe do të bëhej lider i Ligës Premier.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man CityEderson; Walker, Akanji, Ruben Dias, Ake; Bernardo Silva, Rodri, Foden; Doku, Haaland, Julian Alvarez

LiverpoolAlisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Szoboszlai, Mac Allister, Jones; Salah, Nunez, Diogo Jota.