Formacionet zyrtare: Barca kërkon ta rimarrë kreun në ndeshjen ndaj Valladolidit

Barcelona është nikoqir i Real Valladolidit në ndeshjen e xhiros së 11-të në La Liga që zhvillohet në stadiumin Camp Nou.

Blaugranët janë në vend të dytë në tabelë me 19 pikë, një më pak se lideri Granada, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar (‘el Clasicon’ ndaj Real Madridit).

Valladolidi është i teti në renditje me 14 pikë të arkëtuara, nga tri fitore, pesë barazime dhe dy humbje.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Sergio i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim, në përpjekje që të nxjerrin rezultat pozitiv.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Nelson Semedo, Pique, Lenglet, Jordi Alba; De Jong, Busquets, Vidal; Messi, Luis Suarez, Ansu Fati.

Formacioni startues i Real Valladolidit: Masip; Pedro Porro, Kiko Olivas, Joaquin, Barba, Nacho; Plano, Michel, Mohamed, Rubio; Sergi Guardiola.

loading…