Ford Mustang, modeli sportiv më i shitur në botë

Fordi feston 55-vjetorin Mustangut që konfirmohet, për të katërtin vit radhazi, si modeli sportiv më i shitur në botë për vitin 2018 me 113.066 kopje.

Shitjet e Mustangut në Evropë, që nga fillimi i vitit 2019 kanë regjistruar një rritje prej 27 %.

Nga Australia në Peru, Mustangu është kurorëzuar në nivel botëror, sipas të dhënave të përpunuara në “IHS Markit”, por është gjithashtu një “best seller” në kategorinë e tij në SHBA ku vitin e kaluar u shitën 75.842 kopje.