Forcimi në heshtje i partisë së Haradinajt

Shkruan: Besnik Batusha

Që nga formimi i qeverisë Hoti shihet një avancim i njerëzve të ri në pozita politike të ekzekutivit, kjo shtrirje e heshtur e Haradinajt po krijon teren në tërë Kosovën.

Zgjerimi i saj pa shumë bujë dhe me një dinamikë të shtuar të kreut të saj e përcjellur edhe me performancën e ministrave të kësaj partie, po tregon që ky subjekt politik po e ndërton një brez të ri dhe mirë të kualifikuar.

Haradinaj qeverisë në shtatë komuna deri me tani, po synon që t’i kthejë Istogun dhe Malishevën në zona të udhëhequra nga ai. Anamorava duket që s’ka mbetur anash me përfaqësim në ekzekutiv, pasi pothuajse në të gjitha komunat e kësaj zone kanë gjetë përfaqësim në ekzekutiv.

Prishtina dhe Llapi janë super të përfaqësuara nga Besnik Tahiri dhe Meliza Haradinaj Stublla të shoqëruar me staf profesional. Zëvendës ministrat, hiq dy ose tre, duken që janë përfaqësues dhe mundësia e dhënë nga kreu i AAK-së, mbetet të shihet në të ardhmen. Prizreni dhe Suhareka me Kuçin dhe disa zëvendës ministra e kanë mundësinë historike ta dëshmojnë përkushtimin e tyre e që do të ndikonte direkt në elektoratin e brishtë të kësaj zone.

Mitrovica dhe rajoni i Drenicës mbeten problem për AAK-në, këtu mbetet të shihet se si do lëvizë politikisht Haradinaj. Marrë në tërësi situatën e këtij subjekti, duket që zgjedhjet lokale do jenë befasia e Kosovës, nëse AAK-ja i ruan këto 7 komuna dhe eventualisht e rrit me Istog dhe Malishevë, atëherë kjo do radhitej si forca e parë me gjithsej 9 komuna dhe kjo detyrimisht do të ndikojë në zgjedhjet nacionale.

Gjykata Speciale do favorizojë ne mënyrë automatike patinë e Haradinajt dhe aq më tepër kur ky i fundit ishte shumë i zëshëm në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit.