Forcat ukrainase rimarrin ‘kontrollin e plotë’ të qytetit afër Kyivit

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e plotë të Irpin, i cili ka qenë një nga pikat kryesore të luftimeve pranë kryeqytetit Kyiv, tha kryebashkiaku i qytetit.

 “Ne kemi një lajm të mirë sot – Irpin është çliruar,” tha Oleksandr Markushyn në një postim video në Telegram.

“Ne e kuptojmë se do të ketë më shumë sulme në qytetin tonë dhe ne do ta mbrojmë atë me guxim.”