Forcat ruse tërhiqen nga qyteti kryesor ukrainas, Kherson

Forcat ruse janë tërhequr nga rajoni Kherson i Ukrainës, në perëndim të lumit Dnipro, konfirmon Ministria ruse e Mbrojtjes.

Trupat ukrainase kanë hyrë në qytetin Kherson, kryeqytetin rajonal, ku banorët kanë vërshuar sheshin qendror, duke valëvitur flamujt ukrainas, sipas imazheve të mediave sociale.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka këmbëngulur se rajoni Kherson, një nga katër rajonet ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar,  mbetet pjesë e Rusisë, duke mohuar se tërheqja është “poshtëruese” për presidentin Vladimir Putin.

Ukraina ka bërë fitime të konsiderueshme, por presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se forcat do të përparojnë me kujdes, duke shtuar se trupat ruse kanë minuar qytetin dhe do të vazhdojnë ta godasin atë nga bregu lindor i lumit.

Ura kryesore mbi lumin Dnipro është shkatërruar gjithashtu.