Forcat ruse sulmuan spitalin në Mariupol, kryebashkiaku: Mbi 600 persona janë plagosur

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha se më shumë se 600 njerëz kanë mbetur të plagosur pas sulmeve ruse në një spital të improvizuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal.

“Forcat ruse lëshuan bomba në drejtim të fabrikës, duke shkatërruar spitalin dhe kjo është shenjë e një krimi lufte. Numri i të plagosurve fillimisht ishte 170, ndërsa tani është mbi 600”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko, shkruan CNN.

Ai madje theksoi se disa familje që donin të largoheshin ishin të detyruar të shkonin në zonat e kontrolluara nga Rusia.